domenica 11 settembre 2011



Gjaqet i la Leka si njani-njanin ; del i miri prej te keqit e i keqi prej te mirit. (Shif: l. X, k.XXII, n. CXXIV, § 891.)



Gjergj Kastrioti Skenderbeu i dergoj nji dit fial me shendet Lek Dukagjinit, tuj  e grishè qi te vite ne Kuvend te Dheut, ne tè cillin do t'u peshojshin disà pùnè gjaqesh.--
Leka i u gjegj zanit tè Kastriotit edhe errdh ku e thirret ky. -- (Duhet diejte se, mbas gojedhanet te kombit t'one, tè gjitha Kuvendet e Dheut jan mbajt nè qytet tè Lezhes, kù, posè  Kastriotit e Lek Dukagjinit, mirrshin pjes gjith Parsija Shqyptare). -- U mlodhen ne kuvend parà, ne te cillin gjygje e pleqni e shum pun ban e zhgatrruen. -- Ne te gjitha gjygjet e pleqnit e Lekes Kastrioti kje vu, per posè gjygjit te gjaqevet.
      Fjalet e Lekes: "Shpirti per shpirt, se duken e falè Zoti", tuj mos lanè veçim nder njerz, por te jetojn e te peshohen sà njani tjetri, Kastriotit nuk mbrrijten me i a mbushè menden:  "Gabim jè, or Lekè, se gjaku i te mirit nuk do ba bludè, por duhet tè veçohet prej gjkut te keqit. -- "Gjergj, -- i a priti Leka -- del i miri prej tè keqit è i keqi prej te mirit"!  Kastriotit nuk u tund se nuk i u tund mendja; dei qi Leka, i merzitun, i a perplasi nder sy tè tè gjithvet:
"Gjergj, shko pvet t'amè, e ajo kà me te diftue se çè farè tatet kè pase, pse prej atij kè dal ti ! -- Porsè perpara se tà pvetesh, bane qi te baje bè n'Ungjill te Shen Markut, se do te kallzoje drejt". -- Kèshtu kuvendi u dà, e ky gjygj mbet varè mje qi t'u vertetohet Kastrioti mbì duken e t'et. -- Porsà vojti nè shpi, Gjergji e pvet t'amen: "Nane, due tè mè kallxojsh me te drejè, a ka kenè i mire a i keq per dukè em àt?  A mos kè pasè shtat e dhun me kend para se tè lejshe un?" -- "Bir, un shtat e dhunè me kend pasè nuk kam  se leva; porsè yt àt kà kènè i keq per dukè, e prej atij tè keqit kè dalè ti i mirè". -- Gjergji nuk u xani besè fjalvet tè s'ames, por e bani qi t'i u perbete n'Ugjill tè Shen Markut per Vertetim tè fjalvet tè saj e si e pat porositè Leka. -- E ama me dorè n'Ugjill tè Shen Markut i bani bèn nè ket mdyrè: "Per ket Ungjll tè Shen Markut, yt àt kà kenè i keq per dukè, e prej atij tè keqit kè dalè ti i mirè, e se shtat e dhun nuk pata me kend mje nè dit te sodit". -- Beja e s'amès i a mbushi menden Kastriotit; e, nè rasè tjeter tè bashkimit tè Dheut nè kuvebd, Kastrioti faqe Lekes e burravet te Dheut rà nè fjalè e gjygj te Lekès, Tuj thanè:  "Pasèt mbetè si tha Leka !"

Ju Ftoj tek faqja ne Facebook Kanuni i lek Dukagjinit :
Kliko linkun posht :